Kërkimet për nënën me fëmijët/ Mbrojtja Civile kërkon ndihmën e Forcave të Armatosura

Kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të nënës, Alma Arrazit me dy fëmijët vijojnë, ndërsa Mbrojtja Civile ka kërkuar ndihmën e Forcave të Armatosura. B

ëhet me dije se agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka bërë një kërkese zyrtare Forcave të Armatosura që të bashkohen për të dhënë ndihmën e tyre në operacionin e policisë, RENEA dhe FNSH për gjetjen e tre trupave të pajetë që dyshohet se janë mbytur në lumin Buna, nënës Alma Arrazi dhe dy fëmijëve të saj.

Ndërkohë mësohet se kërkimet po vijojnë që nga ura e vjetër e lumit Buna, deri në grykëderdhjen e Velipojës, ndërsa në ndihmë kanë ardhur peshkatarët dhe banorët e zonës.

SHKARKO APP