Kërkimet te “Miramare” do të rinisin nesër
Bilanci i viktimave nga tërmeti duket se do të mbetet i pandryshuar te pakten për sot.
Në të vetmen zonë ku po kërkohej në Durrës, rrënojat e hotelit “Miramare” janë ndërprerë kërkimet.
Fillimisht ishin ekspertët malazezë që pezulluan gjatë pasdites kërkimet.
Më pas ekipet franceze, italiane dhe zvicerane kryen edhe një kotroll me qen, por duke parë se nuhatja e tyre ishte përqëndruar vetëm në zonën ku më herët janë nxjerrë viktimat e tjera ata thonë se me shumë mundësi qeni ka nuhatur gjakun e mbetur të personave që janë nxjerrë.
“Pas një mbledhje që bënë ekipet e kërkim shpëtimit francezë, italianë dhe zviceranë morën vendimin të ndërpresin kërkimet. Vendimi u mor pas kontrollit me qen dhe ata ndalonin vetëm në një pikë, aty ku ishin nxjerrë viktimat e tjera”raportoi gazetari i Ora News Elio Laze.
Nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes ndërkohë thuhet se “kërkimet te “Miramare” jane ndërprerë për sot, por nuk janë mbyllur. Rinisin nesër”.