”Kërko protestë”, Murrizi ia thotë në sy Berishës: Ne kemi cic-mice mes vetes
Ish deputeti demokrat, Myslim Murrizi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së foli pa dorashka para Sali Berishës, ku i sugjeroi që të thërrasë protesta dhe të shohë sesa mbështetës arrijnë të çojnë për të rrëzuar Edi Ramën. Po ashtu Murrizi tha se kanë cic-mice mes vetes.
“Nëse jeni në delir që 6 marsi na solli në pushtet, unë them sesa kemi futur këmbët në ujë, se kemi kaluar lumin. Sa nga këta të votuarit përmes Whatsapp marrin përsipër atë që thotë doktor Berisha, sjellin njerëz për të sjellë protesta? Janë të mirë, por për çfarë për miq, për krushq?
Thuaj të bëjnë protestë, sa njerëz sjellin nga mbrapa? Unë e di që ëndërroni të gjithë për parlament, lërini të flasin, pa lekë e kemi të folurën. Çfarë vlerë ka që je anëtar Kryesie pa votues. Ne kemi cic-mice mes vetes, ç’është kjo punë që i çoni mesazhe njëri-tjetrit në Whatsapp ”a të keqen ma ki pak kujdes filanin”’.