Kërkohej për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet kurbinasi që kishte shumë identitete

Një 47 vjeçar i shpallur në kërkim nga interpol Roma prej 2013 u arrestua në Lezhë në kuadër të operacionit “JAD”.

Kastriot Marku, banues në Kurbin ishte dënuar me 12 vite burg nga Gjykata Pistoia në Itali.

47 vjeçari me disa identitete të ndryshme ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar  nga Interpol Roma

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata Pistoia në Itali në vitin 2013 e ka dënuar me 12 vite burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, “Trafikim i qënieve njerëzore” dhe “Organizim i emigracionit të paligjshëm” informoi sot policia e Lezhës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?