Kërkohet burg për jetë për të akuzuarin si vrasës të 17 vjeçares, 3 vjet pas krimit të rëndë në Laprakë
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me burg përjetë për Robert Përpepajn, i akuzuar për vrasjen e minorenes Griselda Gjikolën, ngjarje e ndodhur tre vite më parë në Laprakë.
Ndërsa për të pandehurin tjetër Robert Muzhaqi, akuza kërkoi dënimin e tij me 25 vite burg.
Ndaj Përpepajt prokuroria ka ngritur akuzën e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” .
Ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e 26 dhjetorit, të 2018.
Sipas dëshmive të mbledhura nga grupi i hetimit atëherë dyshohej se motiv i ngjarjes kishte qenë ngacmimet e autorit ndaj Griselda Gjikola.
Kjo e fundit dilte me shtetasin Erjon Benga, i dënuar më parë, cili kur ka mësuar për ngacmimet ndaj partneres së tij është konfliktuar me shtetasin Robert Përpepajn.
Pikërisht për shkak të këtij konflikti, 19-vjeçari kishte organizuar sulmin me armë në zonën e Laprakës më 26 dhjetor 2018.
Kamerat e sigurisë e filmuan teksa afrohet tek automjeti i shtetasit Erjon Benga dhe qëllon disa herë me pistoletë.
Më pas autorët u larguan me vrap nga vendi i krimit ndërsa 23-vjeçari i plagosur nga një plumb në shpatull dërgoi në spital partneren e tij e cila nuk arriti ti mbijetonte plagëve.