Kërkohet tjetër takim në Vjenë mes Bashës e Ramës, por tani nga Brukseli

 

Eshte folur disa here per nje takim mes Edi Rames dhe Lulzim Bashes ne fundgushtin e ketij viti ne Vjene, por qe u mbajt sekret per mediat. Tani pas miratimit te ligjit te dekriminalizimit jane nderkombetaret qe duan qe ata te dy te takohen perseri ne Vjene. Heren e pare ata u takuan me nderhyrjen e nje ambasadori gjermanishtfoles dhe te nje miliarderi shqiptar, kurse sot ua kerkon zyrtarisht Brukseli.

Edi Rama duket se eshte dakort, por heziton Lulzim Basha pasi duket se nuk e lejon Berisha. 

Miratimi i ligjit për dekriminalizimin në Kuvendin e Shqipërisë nuk ka kaluar pa u përshëndetur as nga eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan, të cilët e kanë vlerësuar së tepërmi atë, madje janë shprehur se në këtë mënyrë, Shqipëria ka hedhur një tjetër hap drejt integrimit europian.

Përmes një letre të përbashkët, drejtuar kryeministrit Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan, dy prej mbështetësve më të mëdhenj të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, kanë shprehur vlerësimet e tyre për kontributin e dhënë nga krerët e dy partive më të mëdha në vend në këtë proces.
“Ne besojmë se, vetëm dialogu konstruktiv politik mes jush dhe partive tuaja do të mund të ndihmojnë Shqipërinë në fazat e ardhshme të procesit të integrimit në BE. Thuajse një vit më parë, ne vizituam Tiranën dhe morëm pjesë në bisedimet mes përfaqësuesve të PS dhe PD, të cilat përfunduan me marrëveshjen e 24 dhjetorit 2014 mes pozitës dhe opozitës, në Parlamentin e Shqipërisë”, shkruhet në letrën e tyre.
“Sot duam t’iu përgëzojmë juve dhe partitë tuaja për miratimin e ligjit për përjashtimin e personave me rekorde kriminale nga postet publike (të ashtuquajtur dekriminalizim), i cili ishte edhe një pjesë kyçe e marrëveshjes politike të arritur një vit më parë. Ne besojmë se vullneti politik dhe kontributi i vendosur i partive më të mëdha në Shqipëri në këtë proces do të ketë gjithashtu një influencë historike në politikën shqiptare, si dhe do të ndihmojnë shtetasit shqiptarë të rifitojnë besimin tek udhëheqësit politik dhe politikën në përgjithësi. Duam të theksojmë gjithashtu se mbështetja dhe kontributi juaj do të jenë gjithashtu kyçe në implementimin e shpejtë dhe me efiktivitet të këtij ligji”.
Në fund, dy raportuesit e Shqipërisë në institucionet e BE-së kanë theksuar inkurajimin e tyre për të vijuar dialogun politik mes partive tuaja në të gjitha çështjet me rëndësi të veçantë të Shqipërisë, në lidhje me procesin e anëtarësimit, duke përmendur këtu reformën në drejtësi, e cila do të jetë jetike për Shqipërinë që të kalojë në fazën tjetër të këtij procesi. Ne do t’iu mbështesim gjithnjë juve dhe Shqipërinë, në përpjekjet e saj për t’u bërë anëtare e BE-së sa më shpejt të etë e mundur”, përfundon letra e raportuesve Fleckenstein dhe Kukan.

Nuk eshte çudi qe te takohen fshehur te dy. Publiku kerkon te takohen hapur e ne publik e jo qosheve te Vjenes ne Austri.

SHKARKO APP