Kërkoi 4 mijë euro për hipotekën e një hoteli/ GJKKO merr vendimin për ish-drejtorin e Kadastrës

GJKKO lë në qeli punonjësin dhe ish-drejtorin e Kadastrës së Sarandës, Laert Pasha.

GJKKO ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e tij dhe ka caktuar masën ‘arrest me burg’.

Laert Pasha, 41-vjeç, me detyrë specialist i sportelit dhe arkivës në zyrat e ASHK-së, u arrestua me akuzën e korrupsionit. Një video denoncuese e publikuar në media ka faktuar se Pasha ka kërkuar 4 mijë euro për hipotekimin e një hoteli, ndërsa materialet policia e Sarandës ia ka referuar SPAK-ut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai akuzohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?