Kërkoi lirimin me kusht, shtyhet sërish seanca për Fredi Belerin
Seanca për Fredi Belerin është shtyrë sërish në Gjykatën e Fierit.
Togat e zeza duhet të merrnin vendimin për kërkesën e eurodeputetit për lirim me kusht, por gjyqi është shtyrë për të tretën herë.
Beleri përfaqësohet nga avokati Geni Gjyzari, Gjyqtari i çështjes është Alfred Konomi, i cili shqyrtoi provat dhe argumentet e paraqitura nga të dyja palët.
Avokati ka deklaruar se burgjet janë në varësi të kryeministrit, i cili, për shkak të frikës nga zgjedhjet që do të mbahen së shpejti në Himarë, ka urdhëruar që Beleri të mos lirohet.
Seanca është shtyrë gjithashtu për shkak të lejes së zakonshme të gjyqtarit.
Fatkeqësisht, Beleri do të vazhdojë të vuajë dënimin deri në kthimin e gjyqtarit, shprehet avokati Geni Gjyzari.