Kërkoi përjashtimin e trupës, KPK rrëzon gjyqtarin Artan Laze

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rrëzon kërkesën e gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Artan Laze, për përjashtimin e trupës që do shqyrtojë dosjen e tij në kuadër të Vetting-ut.

Gjyqtari Artan laze kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese me pretendimin se ishin treguar të njëanshëm. Sipas tij, trupa e KPK e ka hetuar atë vetëm për pasurinë dhe jo për aftësitë profesionale dhe morale.

Artan Laze është gjyqtar i Gjykatës së shkallës së parë të Tiranës. Përpara trupës së KPK, Laze mbrohej nga avokati Sokol Hazizaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?