Kërkoi riekspertim për kostot e demontimit në fabrikën e Poliçanit, GJKKO merr vendimin për ish-ministrin Fatmir Mediu

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish-ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu, për kryerjen e një riekspertimi pjesor për kostot e dëmit ekonomiko-financiar të demontimit në fabrikën e Poliçanit.

Gjyqtarja Irena Gjoka argumentoi se edhe kjo do të bashkohet me provat e tjera dhe se gjykata do të dalë në një konkluzion. Sipas gjyqtares së çështjes, asnjë provë nuk ka fuqi apo vlerë paracaktuese të provuar.

Mbrojtja pretendoi në seancën e kaluar se akti i ekspertimit është me të meta në përmbajtjen e tij dhe pretendoi se procesi i demontimit dhe çmilitarizimit është bërë mbi llogaritje jo të vërteta, jo të sakta. Shiftat sipas avokatëve të Mediut, kanë përmbajtje të rremë.

Avokatët kërkuan në seancën e kësaj të mërkure që të merret si provë një ekspertizë private, e përgatitur nga ana e tyre dhe të bëhet pjesë e fashikullit një memo me kundërshtimet e tyre.

Në seancë ishte i pranishëm edhe Fatmir Mediu.

SHKARKO APP