Kërkojnë pagë lufte, punonjësit e fasonerive protestë në Korçë e Fier

Punonjës të fasonerive në Korçë e Fier protestuan këtë të enjte për pagën e luftës. Ata kërkuan zgjidhje të shpejtë, ose në të kundërt thanë se do të përshkallëzojnë reagimin

Edhe pse fasonëritë përgjithësisht kanë qenë në punë gjatë pandemisë, në të gjithë vendin vijojnë protesta për refuzimin e pagës së luftës.

Këta fasonë protestuan në Korçë.

Ata thonë se prej datës 4 prill janë të papaunë, dhe paralajmërojnë përshkallëzim reagimi në rast se nuk marrin zgjidhje.

Të njëjtin shqetësim kanë edhe këta punonjës të një fasonerie në Fier.

Ata thonë se kanë qenë në punë gjatë  pandemisë, dhe janë paguar, por kundërshtojnë që ata që qëndruan në shtëpi të marrin pagë e lufte.

Fasonëritë janë konsideruar vatra të rrezikshme të përhapjes së koronavirusit, ndaj punonjësit në vazhdimësi kanë protestuar për kushtet dhe mbështetjen financiare gjatë pandemisë.

SHKARKO APP