Kërkojnë pagën e luftës, punonjësit në Durrës dalin në protestë. “Bllokojnë” hyrjen e Tatimeve

Një grup punonjësish të fasonerive në Durrës kanë protestuar gjatë mëngjesit të sotshëm para zyrave te tatim-taksvae.

Ato kërkojnë trajtim të njëjtë si gjithë të tjerët sipas ligjit pasi nuk kanë marrë pagën e luftës të premtuar nga qeveria.

Me pankarta në duar, me thirrje te forta “duam të drejtat tona”, punonjësit janë vendosur në shkallët e hyrjes se godinës se Tatimeve.

Ata duke zaptuar ketë hyrje nuk lejojnë punonjësit të futen ne zyre, duke akuzuar shtetin se i ka lënë në harresë dhe nuk po u pergjigjet për të marrë pagën.

SHKARKO APP