Kërkojnë pagën e luftës, tregtarët e Beratit ngrihen në protestë
Gjendja në vendin tonë është e rënduar prej koronavirusit. Rastet me të infektuar janë shtuar nga dita në ditë.
E teksa thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë shumë shqiptarë kanë pak kursime mënjanë për të kaluar këtë periudhë të vështirë.
Kurse gjatë ditës së sotme tregtarët e ‘Tregut Industrial’ janë ngrirur të protestë para Bashkisë së Beratit.
Ata kërkojnë ‘pagën e luftës’, pasi nuk kanë si të mbajnë frymën gjallë, pasi janë në hall për bukën e gojës. Këta tregtarë thonë se askush nuk u ka kthyer përgjigje dhe nuk e dinë se si do të shkojë halli i tyre.
Këta tregtarë kërkojnë edhe që tregu të hapet sepse nuk kanë si të nxjerrin bukën e gojës ndryshe.