Kërkojnë t’i zënë rrugën eskortës, Rama pritet me protesta në Patos

Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë ditën e sotme drejt Patosit, ku do të prezantojë kandidaten për zgjedhjet lokale.

Në Patos Rama do t’i besojë garën Rajmonda Balilajt. Ashtu si në çdo takim tjetër të Ramës, edhe këtë herë do të pritet me protesta.

Simpatizantë të PD-së kanë bllokuar rrugën dhe do t’i zënë pritë eskortës së kryeministrit.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilët do t’i sigurojnë kalimin Ramës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë ditën e djeshme, Rama ishte i pranishëm në Librazhd, ku drejt eskortës së tij, qytetarët hodhën flakadanë dhe vezë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë këtu se në lidhje me zgjedhjet lokale, ka nisur një luftë e ftohtë mes presidencës dhe parlamentit, ku Meta nxorri dekretin për shtyrjen e zgjedhjeve, ndërsa legjislativi e hodhi poshtë ditën e djeshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?