Kërkon fitoren si opozitare, por Topalli sulmon Bashën dhe thotë se Rama ka gjasa të fitojë mandatin e tretë

Jozefina Topalli, e cila ka bërë me dije më herët se do të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit përmes partisë së saj, por si opozitare ajo fajëson Lulzim Bashën për gjendjen e opozitës, dhe shprehet se falë tij, Edi Rama ka gjasa të fitojë një mandat tjetër.

”Është presoni dhe garancia, që Edi Rama ka qenë tetë vite në pushtet, me të cilët ndan shumë gjëra përtej politikes, dhe që është elementi dhe arma, me të cilën Edi Rama do të përpiqet të marrë mandatin tretë. Sondazhet e bëra në Shqipëri flasin për një realitet krejt të ri për atë, që ëndërrojnë tre kryetarët. Është unike në botë. Që të flitet se shqiptarët janë të pakënaqur 70% ndaj opozitës se sa ndaj qeverisë. Unë e jam e bindur se ato nuk e duan këtë qeveri, është e korruptuar, mbytur në skandale, e paaftë për të qeverisur, e dështuar në çdo fushë të vendit, por ato kanë kuptuar “po të kishte pasur opozitë, Edi Rama nuk do ishte sot”, ndaj dhe 70% e shqiptarëve janë të pakënaqur nga opozita”, thotë Topalli për ”Euronews Albania”.

Sipas ish-nënkryetares së selisë blu, demokratët janë të zhgënjyer nga opozita gjatë këtyre 8 viteve, dhe partia demokratike e ka humbur besimin e shqiptarëve. Nga ana tjetër, Topalli shprehet se lëvizja për ndryshim, do të ketë kandidatë në të gjithë territorin, dhe për këtë do të kërkojë bashkëpunimin edhe të partive të tjera, që janë kundër asaj që Topalli e quan trinomi i kryetarëve.

SHKARKO APP