Kërkon gjykim në liri dhe mohon vrasjen e nënës, gjykata e lë në burg

Gjykata e Korçës dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 64-vjeçarin, Nesim Demollari, i cili akuzohet për vrasjen e nënës së tij Nazime Demollari dy ditë më parë.

Gjykata gjithashtu ja dërgoi çështjen për gjykim Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë.Në seancën gjyqësore për masën e sigurisë, i pandehuri pretendoi se ishte i pafajshëm, duke mohuar që ai të vetë vrarë të ëmën. Demollari kërkoi gjykim në gjendje të lirë.

Por gjykatësi Maksim Qiriazi e vlerësoi të ligjshme kërkesën e prokurorit si për arrestin në flagrancës ashtu edhe për masën e sigurisë “arrest me burg”.Avokati i Demollarit kërkoi një masë më të butë për klientin e tij por që nuk u mor parsysh nga gjykatës.

Swiss Digital Desktop Reklama

84-vjeçarja, Nazime Demollari, u gjet e pajetë në banesën e saj në Korçë ku jetonte prej disa vitesh me të birin 64 vjeçar me probleme me alkoolin. Sipas fqinjve, vrasja ka qenë e paralajmëruar pasi i biri Nesim Demollari e dhunonte shpesh, teksa debatonin për konsumin e alkoolit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?