Kërkoni punë? – Industria përpunuese, sektori që ka më shumë vende të lira

Industria përpunuese është sektori që ka më shumë vende të lira për të interesuarit që janë në kërkim të të një vendi pune. Referuar të dhënave zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimi, të pasqyruara në Buletinin për vitin 2017, vihet re se nga të gjitha vendet e lira të regjistruara në zyrat e punësimit, 45 për qind i takojnë industrisë përpunuese.  Po ashtu, ky sektor qendron sërish në krye të listës sa i përket vendeve të reja të punës të hapura gjatë vitit që lamë pas.

Një sektor tjetër që zë një përqindje të konsiderueshme të pozicioneve vakante është informacioni dhe komunikacioni me 15 për qind, ndërsa pjesa tjetër e sektorëve zënë një përqindje minimaliste. Ndërsa industria nxjerrëse; transporti dhe magazinimi kanë më pak vende të lira.

Shërbimi Kombëtar i Punësimit bën me dije se krahasuar me vitin 2016 ka një rritje të ofertave për zejtarët, zanatcinjtë dhe profesionet e lidhura me to, dhe një rënie të ofertave për teknikë dhe specialistë të mesëm dhe për punonjës të shitjeve dhe shërbimeve. Ndërsa Tirana ka numrin më të lartë të vendeve të lira të punës dhe po ashtu numrin më të lartë të punëkërkuesve të papunë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?