Kërkuan shuarje të masës, Apeli i GJKKO-së vendos kundër Berishës dhe Malltezit

Në seancën e kësaj të mërkure, Apeli i GJKKO-së vendosi rrëzimin e kërkesës së ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit për shuarje të masës së vendosur.

Njoftimi

VENDOSI:

1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/personit nën hetim Sali Berisha, me objekt: “Konstatim i humbjes së fuqisë së masave shtrënguese “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga nenet 233 dhe 234 të K.Pr.Penale, caktuar ndaj deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Prof.Dr.Sali Berisha, Kryetarit të Opozitës” , si të pabazuar në ligj.

2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. U shpall në Tiranë, sot, me datë 08.11.2023.
Njoftim per Shtyp

2. Gjykata, bazuar në nenet 112, 249, pikat 1/1 dhe 7 të Kodit të Procedurës Penale;

VENDOSI:

1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/personit nën hetim Jamarbër Malltezi, me objekt: “Konstatimi i humbjes së fuqisë së masës shtrënguese “arrest në burg” të caktuar sipas vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj Prof.Dr.Jamarbër Malltezi.”, si të pabazuar në ligj.

2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. U shpall në Tiranë, sot, me datë 08.11.2023.

SHKARKO APP