Kërpaçi-Ballës: Selinë e Rilindjes e goditën socialistët, sepse Ju e keni rrëmbyer. Sot dhunuat rininë

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pasi ky i fundit u shqetësua për disa xhama të thyer tek selia e Rilindjes. Ajo thotë se godinën e kanë goditur socialistët. ”Së fundmi, disa xhama të thyer në godinën e PS nuk e zhvendosin dot vëmendjen nga pamjet e gjakut që shkaktoi dhuna e shtetit tuaj sot mbi të rinjtë e Tiranës! Fasada ka rënë! Teatrit i erdhi fundi. Ndryshimi po vjen”,-shkruan ish-deputetja e LSI-së.

Postimi i plotë

Armiku jeni JU! Socialistët ishin ata që ishin më të revoltuarit, se siç u vra Klodiani keni vrarë dhe ëndrrat e tyre!

Godinën e kanë goditur socialistët, sepse e keni rrëmbyer ju atë godinën dhe në emër të tyre po godisni çdo njeri të ndershëm, keni shkatërruar parimet e social demokracisë dhe po shkelni mbi brezin e ri.

Së fundmi, disa xhama të thyer në godinën e PS nuk e zhvendosin dot vëmendjen nga pamjet e gjakut që shkaktoi dhuna e shtetit tuaj sot mbi të rinjtë e Tiranës! Fasada ka rënë! Teatrit i erdhi fundi. Ndryshimi po vjen.

SHKARKO APP