Kërpaçi-deputetes demokrates: Pse mohoni historinë e PD-së! Jupi: Shikoni veten si jeni katandisur, kujdes me mua

Situata në opozitë nuk aspak e qetë, dhe kjo shihet nga ”sulmet” që bën secila palë. Një debat i ashpër është zhvilluar mes anëtares së Kryesisë së PD-së Taulanta Jupi dhe ish-deputetes së LSI-së Floida Kërpaçi. Të ftuara në ”Report TV”, Jupi ”thumboi” Kërpaçin duke i thënë se PD-ja ka përballë dy grupe të majta, sepse çdo votë që shkon për ”Shtëpinë e Lirisë” është votë për Partinë Socialiste.

Pjesë nga debati:

Taulanta Jupi: Marrim Shkodrën, bastion i djathtë sot, kemi përballë dy grupime të majta, sepse çdo votë që shkon tek Shtëpia e Lirisë është votë për të majtën.

Floida Këpaçi: Pse Belind Këlliçi…

Taulanta Jupi: Nuk është kandidat.

Floida Kërpaçi: Është pjesë e grupit të Rithemelimit. Më vjen keq që mohoni historinë e PD-së.

Taulanta Jupi: Nuk e mohoj historinë. Familja ime është pjesë e historisë e PD-së.

Floida Kërpaçi: Më vjen shumë keq, të mohosh themelues të PD-së.

Taulanta Jupi: Ty po të vjen më shumë keq për PD-në sesa më vjen mua. Shikoni moj partinë tuaj si e keni katandisur.

Floida Kërpaçi: Mua më vjen keq për historinë.

Taulanta Jupi: Mos u merr me PD-më, mos bëj diversion me PD-në.

Floida Kërpaçi: E para njëherë ule tonin e zërit se është e turpshme të flasim me këtë lloj tonaliteti zëri.

Taulanta Jupi: Kujdes kur më drejtohesh mua e turpshme.

SHKARKO APP