Kërpaçi: I dijmë sesi paguhet Autoriteti i Mashtrimit dhe Falsifikimit, inceneratorët do ti djegin të gjithë

Pasi Eriln Veliaj e etiketoi Ilir Metën si fuks, sekretarja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në ”Partia e Lirisë”, Floida Kërpaçi thotë se Veliaj bën moral, por ajo i kujton aferën e inceneratorëve.

”Paska dal fuksi i mega vjedhjes së inceneratorëve dhe na tregon moralin. Halli më i madh i Erion Veliaj është si të mbuloj aferën e inceneratorëve, ndaj përpelitet si i pashpresë duke hedhur shashka shpërqëndruese.

Në fakt, ne e dijmë shumë mirë sesi e paguan Autoritetin e Mashtrimit dhe Falsifikimit.

Beteja vazhdon! Inceneratorët do ti djegin të gjithë”,-shkruan në facebook.

SHKARKO APP