Kërpaçi i kthehet Veliajt: Lavatriçja e pastrimit të parave të pista dhe kryemashtuesi kronik i Tiranës
Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Floida Kërpaçi reagon ndaj deklaratave të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me projektet e munguara për kryeqytetin.
“Lavatriçja e pastrimit të parave të pista dhe kryemashtuesi kronik i Tiranës.
Kujtohet për Kombinatin pasi shkon Monika Kryemadhi. Kujtohet për shkollën “Sami Frashëri” pasi ja përmend Monika Kryemadhi.
Dje nuk kishte tabelë, sot ka nisur suflerët që ta vendosin një të tillë.
Lëri batutat, por trego datën kur do të jetë gati “Sami Frashëri”, sepse gjimnazistët po bëjnë mësim me 4 turne si në mesjetë”, shprehet ish-ligjvënësja e LSI-së, Floida Kërpaçi.