Kërpaçi i kthehet zyrtarit të OSBE: Si mund ta konsiderojë normalitet një vepër penale?!

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të zëvendësambasadorit të OSBE në Shqipëri, Robert Wilton, i cili pranoi sot nga Shkodra shitblerjen e votave në zgjedhjet e 2017 por tha se kjo nuk ndryshonte rezultatin.

E ftuar në Ora News, Kërpaçi tha se është e patolerueshme për një zyrtar të lartë të OSBE-së të provojë një vepër penale si një normalitet.

Floida Kërpaçi: Nuk e kuptoj sesi  një funksionar i lartë i OSBE-së promovon tek të rinjtë dhe tek të rejat një vepër penale siç është shitblerja e votave, duke thënë se ka shitblerje të votave por kjo nuk ndikon në rezultat. OSBE në 2017 ka thënë se 20% e votave janë blerë. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Kanë mundësinë për të denoncuar dhe  reaguar fort ndaj kësaj  qeverie ilegjitime por kurrësesi nuk mund ta promovojmë këtë vepër penale si një vepër normale e cila mund të kalohet lehtësisht dhe mund të jetë një gjë e zakonshme. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse duam të ruajmë themelet e demokracisë duhet të garantojmë zgjedhje të lira dhe zgjedhje të ndershme dhe opozita e bashkuar është e vendosur për të garantuar vullnetin e popullit dhe jo atë të krimit dhe bandave.

Nga Shkodra, zëvendësambasadori i OSBE në Shqipëri, Robert Wilton, duke folur mbi akuzat për shitblerjen e votës ai theksoi se ky është një fenomen i konstatuar te disa subjekte politike, por që nuk ndikon në rezultat.

Robert Wilton: Ka patur probleme me shitblerjen e votës? Po. A mund të ndryshonin këto rezultatin e zgjedhjeve? Jo. A është vetëm një subjekt me këto probleme? Jo. Votuesit kanë patur mundësi për të shprehur zgjedhjen e tyre, pasi e kanë vetë në dorë. Ndoshta për dikë 50 lek janë mjaftueshëm, por nuk i blen vetëm një subjekt. Gjatë protestës së të shtunës opozita ishte vetë përgjegjëse. Unë kritikoj përgjegjësit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?