Kërpaçi: Jemi në krahun e qytetarëve për t’i dhënë forcë reagimit të tyre kundër padrejtësive
Ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi teksa publikon pamje nga takimi i sotëm në Kombinat, ku së bashku me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi takuan banorët e dëmtuar nga tërmeti i vitit të kaluar në këtë zonë, ajo shprehet se LSI-ja është në krahun e qytetarëve për t’i dhënë forcë reagimit të tyre kundër padrejtësive.
“Kombinat, Tiranë📍 – Jemi në krahun e qytetarëve për t’i dhënë forcë reagimit të tyre kundër padrejtësive.
Dëgjuam sot nga afër shqetësimet e banorëve të prekur nga tërmeti në zonën e Kombinatit. Rilindja i ka lënë në qiell të hapur. Projekti i rindërtimit është kthyer në një fasadë korruptive në kurriz të qytetarëve të Tiranës. Kurajo dhe durim deri më 25 Prill; bashkë do t’ja dalim të fitojmë mbi antivlerat”, shprehet Kërpaçi.
https://www.facebook.com/floidakerpaci/posts/3420641688053191