Kërpaçi: LSI nuk do lejojë kulla mbi shtëpitë e banorëve të Kombinatit
Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi thotë se kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili sipas aj është në ikje, sulmon programin e LSI-së. Sipas saj, LSI-ja nuk ka plane për të ndërtuar kullat e mafias mbi shtëpitë e banorëve të Kombinatit. ”Sa i përket rindërtimit, është e sigurtë që me LSI në qeverisje qytetarët e dëmtuar do marrin 100% metrat katror të shtëpive dhe dyqaneve të tyre, aty ku i kanë e me ndërtime më cilësore se ç’mund ti kishin; ndryshe nga plani i tij për të ndërtuar kullat e mafias mbi shtëpitë e banorëve të Kombinatit dhe jo vetëm, duke i degdisur larg vendbanimeve të tyre”,-shkruan Kërpaçi në facebook.
Postimi i plotë
Kryemashtruesi i Bashkisë Tiranë e di që në 25 Prill me ikjen e Ramës vjen dhe fundi i tij. Ndaj dhe sot sulmonte programin e LSI që synon mbështetje për të rinjtë e vendit.
Sa i përket rindërtimit, është e sigurtë që me LSI në qeverisje qytetarët e dëmtuar do marrin 100% metrat katror të shtëpive dhe dyqaneve të tyre, aty ku i kanë e me ndërtime më cilësore se ç’mund ti kishin; ndryshe nga plani i tij për të ndërtuar kullat e mafias mbi shtëpitë e banorëve të Kombinatit dhe jo vetëm, duke i degdisur larg vendbanimeve të tyre.
Më 25 Prill krijohet një shpresë e re përmes programit tonë që do përcaktojë Shqipërinë e dekadës. Vendi i vetëm për gënjeshtarët kronikë do të jenë shkollat e riedukimit.