Kërpaçi: LSI, partia e të rinjve!
Gjatë një takimi që zhvilloi me të rinjtë e forumit rinor të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryetarja e LRI-së Floida Kërpaçi thekson se LSI-ja është partia e të rinjve.
“LSI, partia e të rinjve!
Diskutuam për vështirësitë që kanë në arsim, mësimin me turne dhe mbi të gjitha mungesën e shpresës për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri!
↪Arsimi cilësor dhe punësimi i mirëpaguar janë misioni ynë për të rikthyer shpresën tek të rinjtë!
25 prill, rinia e Tiranës dhe Shqipërisë do të votojë për #ShqipërinëERinisë”, shprehet kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi.
https://www.facebook.com/floidakerpaci/posts/3339894846127876