Kërpaçi: Mos të zëntë halli të shkosh në spital! Rama ka mashtruar qytetarët
Përmes një postimi në facebook, deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi, shkruan për Shëndetësinë falas, për të cilën thotë se është mashtrimi më i madh i qeverisë. ”Jo vetëm që s’është falas por kujdesi shëndetësor në Shqipëri është shtrenjtuar, është shkatërruar sistemi publik shëndetësor me PPP-era! Mjekët janë të dekurajuar prej kushteve skandaloze të punës! Janë të dekurajuar sepse pagat në vendin tonë janë qesharake! Ndaj sot, studentë, mjekë po largohen masivisht nga Shqipëria”,-shkruan Kërpaçi.
Postimi i plotë
Edi Rama ka mashtruar qytetaret Shqiptare me premtimin 3D “Shendetesi falas”. Sot qe flasim, ky premtim i madh eshte kthyer ne mashtrimin dhe mankthin e familjeve Shqiptare. “Mos te zente halli te shkosh ne spital” degjohet mes qytetareve te ndryshem, pavaresisht zones ku banojne.
Sherbimi shendetesor eshte ne mjerim! Qytetare perballen cdo dite me kushte skandaloze dhe te mjerueshme! Pavaresisht veshtiresive shendetesore, qytetaret duhet te presin ne rradha te gjata, ku mungesa e shtreterve eshte alarmante dhe cdo dite luftojne me jeten sepse shendetesia jone eshte ne mjerim!
Jo vetem qe seshte falas por kujdesi shendetesor ne Shqiperi eshte shtrenjtuar, eshte shkaterruar sistemi publik shendetesor me PPP-era!Mjeket jane te dekurajuar prej kushteve skandaloze te punes! Jane te dekurajuar sepse pagat ne vendin tone jane qesharake! Ndaj sot, studente, mjeke , po largohen masivisht nga Shqiperia.
E per te mos mjaftuar keto, Sot Urdhri i Stomatologut vjen me nje vendim qe percakton per baze te sherbimeve dentare cmime dy fish sa ato qe jane deri tani. Nderkohe qe qytetaret po varferohen dita dites ne pamundesi per te siguruar ushqim e te mirat bazike per familjen, duket se persa kohe te kemi kryeministrin e super te pasurve ne qeveri, kujdesi shendetesor do vazhdoje te mbetet per ta nje luks. Ikja e Edi Rames, mashtruesit perserites e demtues te vendit tone, eshte e vetmja zgjidhje per Shqiperine dhe Shqiptaret!
KOHA JONË SONDAZH

