Kërpaçi në Kuvend: Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim
Deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi nga foltorja e Kuvendi tha se Edi Rama po punon gjithnjë e më shumë për të larguar të rinjtë dhe të rejat nga vendi.
“Studentët protestuan për tarifat shumë të lartë. Ata u ngritën kundër kësaj qeveria, e cila nuk i përfaqëson ata.
79 për qind e të rinjve duhen të largohen nga vendi se nuk e shohin të ardhmen në të vend. Kjo qeveria ka bërë zero gjëra për të rinjtë. Taksat në vendin tonë janë rritura dhe ekonomia shqiptare është e rrënuar”, tha ajo.
Gjithashtu deputetja Kërpaçi u shpreh se kryeministri Rama nuk di të mbajë premtimet e dhëna dhe kjo sipas saj, është faktuar të paktën në sektorin e shëndetësisë.
“Kryeministri i vendit tonë ka treguar se nuk i mban premtimet. Ka premtuar se do të këtë shëndetësi falas, por nuk e mbajti. Situata nuk është ashtu siç e paraqet kryeministri jetesën në konviktetet në 3D.
Kjo qeveri nuk punon për të rinjtë dhe të rejat, por me politikat e saj po i largon nga vendi dhe ne duhet tu bëjmë thirrje të rinjve dhe të rejave që të çojnë përpara vendin tonë. Ne duhet ta bëjmë Shqipërinë dhe të gjithë ne duhet ta bëjmë Shqipërisë si shtëpinë tonë”, tha ajo.
KOHA JONË SONDAZH

