Kërpaçi: Në Tiranë duan ndryshim, LSI për një politikë të re që i dedikohet të rinjve
Kryetarja e LRI-së, njëherësh edhe kandidate për deputete, Floida Kërpaçi po vijon takimet në Tiranë, ku thotë se të gjithë e duan ndryshimin. Përmes një postimi në facebook, ajo thotë se LSI-ja është për një politikë të re që i dedikohet të rinjve.
”Të gjithë në Tiranë duan ndryshim. Këtë frymë e ndjej përditë te njerëzit që takoj, të cilët deri dje ishin apatik ndaj situatës, ndërsa sot duan të marrin në kontroll të ardhmen e tyre. Dita e sotme në Kombinat na takoi me dhjetra qytetarë të cilët e mirëpresin alternativën e LSI për një politikë të re që i dedikohet të rinjve, punësimin dhe forcimit të familjes shqiptare. Edhe pak ditë kanë ngelur, unë besoj se bashkë e realizojmë një Shqipëri ndryshe”,-shkruan Kërpaçi në facebook.