Kërpaçi: Pas shkatërrimit të maturës, tani Shahini ikën nga qeveria. Këtij modeli i ka ardhur fundi
Besa Shahini, ministre e Arsimit që prej dhjetorit 2018, duket se nuk do të vazhdojë edhe për shumë gjatë të mbajë këtë post. Për ”Euronews Albania”, ajo deklaroi se ka marrë vendimin që të largohet nga Shqipëria në përfundim të këtij mandati qeverisës dhe se ajo nuk do të përfshihet në fushatë elektorale.
Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi thotë se pas shkatërrimit të së ardhmes së mijëra maturantëve me pyetjen e famshme të turit, nënvizon se ky është modeli i qeverisë. ”Vijnë, shkatërrojnë, shpërdorojnë dhe ikin! Këtij modeli i ka ardhur fundi”.
”Pas shkatërrimit të së ardhmes së mijëra maturantëve me të famshmin Turi, prej të cilit na iku truri, Ministria Shahini ka vendosur të largohet nga qeveria dhe Shqipëria. Ky është modeli: vijnë, shkatërrojnë, shpërdërojnë dhe ikin! Këtij modeli i ka ardhur fundi”,- thotë ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi në një postim në facebook.