Kërpaçi publikon pamjet: Janar 2021. Ja si u rikthyen në shkollë nxënësit sot!
Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrm, Floida Kërpaçi ka ironizuar rikthimin e nxënësve në shkolla në një kohë që vendi prej ditësh është nën pushtetin e ujit.
Përmes rrjeteve sociale, kryetarja e LRI-së publikon një fotografi të nxënësve që futen në ambientet e shkollave me kamionë dhe furgona, ndërsa shprehet se ka vendi ka nevojë urgjente për ndryshim. Sipas saj, arsimi i shkatërruar dhe të rinjtë të lënë në harresë nga rilindja, janë pasqyra më e mirë e kësaj qeverie.
“Janar 2021. Ja si u rikthyen në shkollë nxënësit sot!
Arsimi i shkatërruar dhe të rinjtë të lënë në harresë nga rilindja! Nevojë emergjente për ndryshim!”, shprehet ish-ligjvënësja e LSI-së, Floida Kërpaçi.