Kërpaçi: Qeveria do akuzojë edhe Reuters për shpifje

Deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi, përmes një postimi në facebook, ka ironizuar qeverinë me studimin e Reuters. Duke cituar këtë media e cila ka shkruar se 52% e shqiptarëve duan të largohen nga vendi, Kërpaçi thotë se qeveria do ta akuzojë këtë media për shpifje.

Nga ana tjetër, ajo thotë se qeveria është e lidhur fort me krimin dhe se propaganda në TV, nuk rrit mirëqënien.

”Kemi një qeveri që bashkëqeverisjen e saj e ka me krimin, rritjen e mirëqënies për ata dhe varfërimin e mëtejshëm të familjeve Shqiptare! Propaganda dhe show në TV, nuk rrit mirëqënien dhe mundësitë e familjeve Shqiptare në fund të muajit, por i ka vrarë shpresën për të ndenjur në Shqipëri!

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeveria me siguri do ta akuzoj edhe Reuters per shpifje

Sipas studimit te Reuters, 5️⃣2️⃣%e Shqiptarëve duan të largohen nga vendi sepse nuk ka mundesi punesimi, arsim, mireqenie. Sot, Shqipëria udhëhiqet nga politikat e interesave kriminale dhe ka nje qeveri e cila nuk punon per qytetaret e thjeshte dhe qe jetojne ne pamundesi ekonomike.

Sot, te rinjte te deshperuar jane duke kerkuar largimin nga vendi yne! Zero jane Shpresat qe shohin ne Shqiperi per nje te ardhme me te mire! Shume prej tyre jane te gatshem te nisen me cdo menyre duke u shprehur: “Te dali ku te dali, vetem te largohemi”! E trishte por e vertete!

Dhe ne te gjithe kete situate te trishte te largimit masiv te te rinjve dhe qytetareve Shqiptare, kemi nje qeveri qe bashkeqeverisjen e saj e ka me krimin, rritjen e mireqenies per ata dhe varferimin e metejshem te familjeve Shqiptare! Propaganda dhe show ne TV, nuk rrit mireqenien dhe mundesite e familjeve Shqiptare ne fund te muajit, por i ka vrare shpresen per te ndenjur ne Shqiperi!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?