Kërpaçi: Rama dhe Rilindja kanë marrë fund, zgjedhjet më 13 tetor

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, përmes një postimi në facebook, thotë se Edi Rama dhe Rilindja kanë marrë fund. Duke marrë shkas nga dekreti i ri i Presidentit Ilir Meta, ajo thotë se është e qartë se zgjedhjet do të mbahen në 13 tetor. ”Dekreti i presidentit, e thotë qartë se zgjedhjet do të mbahen në 13 tetor! Sovrani me forcën e tij do i japi atë që i takon Edi Ramës! Shihemi në 13 tetor, më të vendosur dhe të bashkuar se kurrë për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë”.

Postimi i plotë

Edi Rama dhe rilindja kanë marrë fund! Më qartë se kurdo herë shqiptarët e dinë kush do të mirën e përbashkët dhe kush jo. Rilindjes sot i ka ngel vetëm karrigia, nga e cila do të fluturojnë shumë shpejt!

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Rama është i marrë fund. Me të edhe plani i rilindjes për ti kthyer Shqiptarët dhe Shqipërinë në skllevër të krimit dhe bandave të Ramës!

Swiss Digital Mobile Reklama

Dekreti i presidentit, e thotë qartë se zgjedhjet do të mbahen në 13 tetor! Sovrani me forcën e tij do i japi atë që i takon Edi Ramës! Shihemi në 13 tetor, më të vendosur dhe të bashkuar se kurrë për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?