Kërpaçi: Rama flet si naziskin, duhet të jap dorëheqjen
Deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi, gjatë fjalës në kuvend, aty ku ka përçuar shqetësimet e minatorëve, i është drejtuar kreut të qeverisë, duke e quajtur gjuhën e tij si naziskine dhe për këtë tha Kërpaçi, ai duhet të japë dorëheqjen.
”Ky kryeministër që përdor për sulm politik historinë e dhimbshme të popullit të Izraelit mik, ky kryeministër që kërcënon opozitën që qeveria do i bëjë opozitës atë që nazistët ja bënë hebrenjve, duhet të japi dorëheqjen”,-u shpreh deputetja e LSI-së.
Më tej vijoi me çështjen e minatorëve, ku shtoi se është propozuar një ligj nga deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, që pajis punonjësit dhe ish-punonjësit e minierave të nëntokës me mbrojtjen ligjore, shumë të munguar dhe shumë të kërkuar prej tyre.
Ajo ka hedhur akuza se qeveria ka humbur sensin e arsyes njerëzore. ”Prandaj e them padyshim që minatorët po keqtrajtohen nga mazhorance e qeveria sepse ato votuan KUNDËR tyre! Nëpërmjet një Rilindjeje 2 standartëshe-Kundër Minatorëve-Pro Oligarkëve! Zhgënjyese ishte dhe relacioni i Këshillit të Ministrave, i cili qartësisht tregoi edhe njëherë se kjo qeveri nuk ka prioritet por as vullnetin për të qënë pranë minatorëve”,-u shpreh Kërpaçi.
Pjesë nga fjalimi
Rilindja votoi pro interesave të partisë, dhe votoi KUNDËR MINATORËVE, kundër njerëzve të thjeshtë që statusin e minatorit e kane forcë në punën e tyre. I duhet dhënë fund trajtimit të pabarabartë të njerëzve në Shqipëri! Ky projektligj ËSHTË një shans për të bërë dhe vendosur DREJTËSI për të gjithë ata njerëz, që siç e thash dhe do ta rithem kushdo që voton kundër , voton kundër drejtësisë për minatoret, kundër trajtimit të barabartë të tyre, kundër shansit që ata dhe familjet e tyre të kenë një jetë më të mirë.
Të marrësh nisma të tilla shkon përtej çdo axhende politike, e theksoj se janë këto nisma që na kujtojnë rëndësinë e demokracisë dhe kushtetutën si ligj themeltar ku marrja e përgjegjësive në përfaqësimin dinjitoz të çdo grupi interesi të popullsisë Shqiptare është misioni numër një i yni. Prandaj zoti Kryeministër në mungesë ju pyes sot a keni guxim ti shpjegoni minatorëve apo çdo Shqiptari se si ju rrefuzoni të bëni detyrën tuaj kryesore ti shërbeni këtij popoulli sipas nevojave të tyre?
A keni guxim ti shpjegoni familjeve Shqiptare pse votuat kunder librave falas për fëmijët nga klasa e 1 në klaseën e 9? Po është e qartë që ju nuk e njihni fjalën BARAZI, sepse për ju ka dy standarde, Standardi për kryeministrin e qeverinë dhe standardi për njerëzit e thjeshts.
Kemi një drejtësi për KM dhe një drejtesi për njerëzit e thjeshtë që enden gjykatave me 1001 vështirelësi, kemi sot një shoqëri që trajtohet në mënyrën më të pabarabartë të mundshme, dhe ku qeveria nuk e vret mendjen sepse për ta gjërat janë të rregulluara.
Të votosh kundër minatorëve, është një votë kundër çdo punetori Shqiptar. Të votosh kundër minatorëve, është dëshmi e një pushteti që nuk tregon asnjë iniciativ për bashkëpunim me opozitën të cilën e akuzon përpara ndërkombëtarëve për mungesë bashkëpunimi
Por për më tepër të votosh kundër minatorëve do të thotë të jesh kundër industrisë Shqiptare dhe të zhvillimit ekonomik. Zero argumenta por vetëm fjalë boshe për të mbytur nje projektligj vetëm se u propozua nga një deputet i opozitës, edhe pse deputetët e maxhorancës në qoftë se do të vepronin nën vullnetin e popullit e jo të kryeministrit do ta përshëndesnin këtë nisëm me votë pro.
Thënë e gjitha kjo, jetojmë sot në një realitet që sa është i vështirë po në të njëjtën kohë kërkon vullnet, pëegjegjësi, zemër dhe prioritet që të kemi mundësi për të sjellë ndryshime pozitive. Kjo qeveri jo vetëm që nuk na i premton dot këto sepse çdo gje që thuhet nga ajo është një gënjeshtër por nuk ka as vullnetin që nismat pozitive që i parashtrohen në të mirë të familjeve shqiptare ti pranoj. Fatkeqësisht qeveri pa prioritete, me zero interes dhet pa shpirtë që në momentin kur kundërshton të drejtat e Shqiptarëve, është zero.
Le të perdorim fuqinë tonelë më të madhe PERGJEGJESINE, detyrën tonë në të mirë të të gjithë atyre familjeve Shqiptare. Ne e treguam vullentin, alternativën tonë në të mirë të familjeve Shqiptare duke votuar Pro dhe do ta bejmë dhe sot dhe gjithmonë, po ju ? Boll me justifikime, mos u kompleksoni , kjo nuk është nisma e armikut, kjo është nisma e minatorëve.
Minatorët nuk jane armiqtë, por qytetarë të nderuar të vendit tonë që sot kërkojnë mbështetjen tonë. Jeni sot e pergjithmonë për partinë apo per minatorët? Jeni sot e pergjithmonë për interesat tuaja apo për të gjitha ato familje minatorësh? Unë votën time sot e përgjithmonë do ta jap për Minatorët, farmacistët, mjekët, punëtorët, të rinjtë, mësuesit, njerëzit e thjeshtë të këtij vendi që duan punë të mirëpaguara dhe kushte jetese më të mirë. Uroj dhe ju ta bëni, lëreni arrogancën dhe fjalimet pershendetëse për statusin! Nëse vërtet jeni me minatorët votoni PRO, në të kundërt jepni dorëheqjen.
KOHA JONË SONDAZH

