Kërpaçi: Rinia refuzon qeverinë Rama, asnjë hap pas

Përmes një postimi në facebook, ish-deputetja e LSI-së, njëherësh edhe kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, i ka bërë thirrje të rinjëve që ti bashkohen bashkëmoshatarëve të tyre në protestën e 2 qershorit. Teksa thekson se mijëra të rinj iu bashkuan protestës historike të opozitës, Kërpaçi thotë se: ”Me forcën që shtohet prej bashkimit të zemrave të Shqiptarëve në kauzën tonë të drejtë, ne duhet të vazhdojmë marshimin e nisur pa bërë asnjë hap pas për një Shqipëri me demokraci funksionale që buron prej zgjedhjeve të lira e të ndershme, ku çdo njeri është i barabartë dhe ku sistemi kujdeset për mirëqënien e të gjithëve një lloj. Asnjë hap pas, takohemi me 2 qershor”.

Postimi i plotë

Bashkohu dhe ti në 2 qershor, ⏰19.00 për ta bërë Shqipërinë, shtëpinë e të gjithë Shqiptarëve! Ja ku jemi dhe do të vazhdojmë me të njëjtën përgjegjësi e përkushtim të kërkojmë, të protestojmë e punojmë për ndryshimin e madh që meritojnë të rinjtë e Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mijëra të rinj iu bashkuan protestës historike të opozitës së bashkuar, sepse refuzojnë këtë qeveri që ka larguar masivishit të rinjtë dhe ne jemi të bindur se angazhimi jonë i përbashkët do ta arrij synimin që kemi për ti garantuar rinisë së vendit shpresë dhe mundësi në Shqipëri, arsim cilësor e punësim të mirëpaguar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me forcën që shtohet prej bashkimit të zemrave të Shqiptarëve në kauzën tonë të drejtë ne duhet të vazhdojmë marshimin e nisur pa bërë asnjë hap pas për një Shqipëri me demokraci funksionale që buron prej zgjedhjeve të lira e të ndershme, ku çdo njeri është i barabartë dhe ku sistemi kujdeset për mirëqënien e të gjithëve një lloj. Asnjë hap pas, takohemi me 2 Qershor!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?