Kërpaçi: Shqipëria kërkon drejtësi për Klodianin dhe përgjegjësi! Kjo do të thotë dorëheqje e Lleshajt

Duke marrë shkas nga ngjarjet që prodhoi sot në Tiranës vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia, ngjarje që po kulmojnë aktualisht para Kryeministrisë ku qindra protestues po përplasne fizikisht me policinë, Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Ish-deputetja Floida Kërpaçi teksa publikon pamjet e asaj që po ndodh te Kryeministria, Kërpaçi deklaron se Sandër Lleshaj duhet të largohet në mënyrë që dhe policia të ndryshojë fytyrën e saj.

“Tha se çdo polic është fytyra ime! Kjo është deklarata më e padenjë për Policinë e Shtetit! Sot, e gjithë Shqipëria kërkon drejtësi për Klodianin dhe përgjegjësi! Kjo do të thotë dorëheqje e ministrit Lleshaj! Largohu që policia të ndryshojë fytyrën. #drejtësipërklodianin 🇦🇱”, shprehet Ish-deputetja Floida Kërpaçi.

SHKARKO APP