Kërpaçi: Shumë të rinj janë larguar dhe kërkojnë largimin nga vendi, si e vetmja zgjidhje për mundësi dhe punësim
Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi shprehet se realitetin e situatës në të cilën ndodhet sot Shqipëria duhet ta shohim siç është, dhe siç thotë ajo, ai është i dhimbshëm!
Përmes rrjeteve sociale, ish-deputetja e LSI-së shprehet se dita ndërkombëtare e emigrantëve nxit reflektimin për sa shumë të rinj janë larguar dhe kërkojnë largimin nga vendi ynë, si e vetmja zgjidhje për të kërkuar mundësi dhe punësim.
“Realitetin duhet ta shohim siç është! Dhe është i dhimbshëm!
Dita ndërkombëtare e emigrantëve nxit reflektimin për sa shumë të rinj janë larguar dhe kërkojnë largimin nga vendi ynë, si e vetmja zgjidhje për të kërkuar mundësi dhe punësim. Pas një diskutimi me të rinj të shkëlqyer, që i duhen Shqipërisë sot më shumë se kurrë për të kaluar sfidat që po përballemi. Dëgjova prej tyre për arsyet që i kanë shtyrë të ikin, por mbi të gjitha biseduam për çfarë mund të bëjmë që të rinjtë që kemi, mos të ikin nga Shqipëria, si dhe ata që kanë ikur të gjejnë mundësinë të integrohen në zhvillimet ekonomike dhe politike të vendit, që ta shohin gjithmonë Shqipërinë shtëpi”, shprehet kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi.