Kërpaçi: Të rinjtë janë të lodhur me modelin e rilindjes

Kryetarja e Forumit Rinor për Integrim, Floida Kërpaçi deklaron se të rinjtë shqiptarë janë të lodhur me modelin e rilindjes, me eksperimentet e tyre në arsim dhe vrasjen e shpresës!

Ndërsa referon një takim me strukturat e LRI-së në kuadër të mobilizimit për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm, Kërpaçi shprehet se në takim të gjithë ishin në një mendje që në 25 prill vendi do të votojë ndryshimin që të gjithë presim.

“Të gjithë ishim në një mendje: Në 25 prill vendi do të votojë ndryshimin që të gjithë presim!

Të rinjtë janë të lodhur me modelin e rilindjes, me eksperimentet e tyre në arsim dhe vrasjen e shpresës!

LSI për  arsim cilësor; punësim të mirëpaguar; dinjitet!

Ne do të sjellim ndryshimin që të gjithë presin!

Ne e mbajmë fjalën🇦🇱”, shprehet Kërpaçi.

SHKARKO APP