Kërpaçi: Teza e Maturës Shtetërore kthyer nga një testim njohurish në eksperiment me qëllime të liga

Kryetarja e Forumit Rinor të LSI-së, Floida Kërpaçi ka reaguar lidhur me tezën e provimit të maturës.

“Teza e Maturës Shtetërore kthyer nga një testim njohurish në eksperiment me qëllime të liga!

Maturantët në të gjithë vendin janë përballur sot me eksperimentin e rradhës të Ministreshës që përveçse ka përcaktuar një orar të pamjaftueshëm për realizimin e provimit, por edhe i ka vendosur nxënësit përballë tezash provimi që nuk bazohen aspak në programin e studimit të gjimnazistëve!

Pse akoma nuk bëhet transparent për gjimnazistët çelësi i zgjidhjes së provimit të anglishtes që është bërë që me datë 8 edhe i Letërsisë që u zhvillua sot ?!

Pse i lini maturantët në ankth e pamundësi për të verifikuar përgjigjet e dhëna?!

Çfarë përfitoni?

Kjo paaftësi po dëmton një brez gjimnazistësh! Kjo paaftësi po i largon të rinjtë nga Shqipëria!”, shprehet Kërpaçi.

SHKARKO APP