Kerry uron shqiptarët për festën e Fitër Bajramit

Sekretari shtetëror amerikan, John F.Kerry, sot ka uruar gjithë shqiptarët e besimit mysliman me rastin e festës së Bajramit.

Mesazhi është përcjellë përmes zëvendëskryeministrit dhe ministrit të jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi dhe krerëve të tjerë shtetëror në Tiranë dhe Kosovë.

“Ua uroj festën e Fitër Bajramit të gjithë myslimanëve. Me rastin e kësaj dite të shenjtë, myslimanët gjithandej botës do të bashkohen për të kremtuar me të dashurit e tyre. Ju uroj të gjithëve një festë të lumtur dhe të bekuar, dhe një vit të ri plot paqe e mirëqenie”, thuhet në telegramin e urimit që sekretari Kerry ia ka dërguar zëvendëskryeministrit Thaçi.

SHKARKO APP