KESH jep të dhënat për situatën në hidrocentrale: Prodhim maksimal energjie!
Prej ditësh reshjet e shiut vazhdojnë me intensitet në të gjithë vendin, në dy hidrocentralet e mëdha mbi kaskadën e Drinit vazhdon prodhimi i energjisë elektrike pa ndërprerje.
Korporata Energjetike Shqiptare, thekson se shkarkimet nga hidrocentrali i Vaut të Dejës dhe Komanit, nuk ndikojnë në zonat e nën Shkodrës.
Njoftimi:
PËRDITËSIM I SITUATËS
👉 Korporata Elektroenergjitike vijon orë pas ore të monitorojë nivelin e ujërave si dhe prurjet në kaskadën e lumit Drin.
✅ Situata mbetet në kontroll të plotë dhe niveli i liqeneve aktualisht (9:00) paraqitet si më poshtë:
Fierza 282.71 m
Koman 172.82m
Vau i Dejës 75.02 m
👉 Prodhimi vijon te jetë me kapacitet të plotë në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. Prurjet natyrore totale në kaskadë për momentin janë 1920 m3/s.
👉 Shkarkimet nga vetëm njëra portë e HEC Vau i Dejës arrijnë në 700m3/s ndërsa në HEC Koman 200 m3/s. Kjo sasi shkarkimesh nuk ka impakt në nivelin e ujërave në kanalin e shkarkimit si dhe në zonat e nën Shkodrës.