Këshilla që vjen nga Austria: Duhet të përballeni me të kaluarën e diktaturës

Një Shqipëri e ndryshuar krejtësisht nga ajo e sistemit diktatorial, por një Shqipëri që rrezikon të ardhmen për shkak të tendencës autoritare dhe korrupsionit. Shkrimtari austriak që ka botuar librin mbi regjimin pikërisht ditën e vdekjes së diktatorit ka vizituar Shkodrën dhe ka dhënë mesazhe të qarta.

Shqipërinë e ka vizituar në periudhën komuniste dhe post saj, prandaj edhe dy realitetet e ndryshme ka ditur t’i përplasë me njëra-tjetrën.

Shkrimtari dhe gazetari i njohur austriak, por i lindur në Hungari, Paul Lendvai, i cili u arratis në vitin 1957, thotë se Shqipëria ka pësuar ndryshime të mëdha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por ai këshillon që të përballemi me të kaluarën dhe të mësojmë prej saj, me qëllim që ata që i shërbyen atij sistemi të mos kenë mundësi të marrin role drejtuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Paul Lendvai: Kam qenë në Shkodër në 1983 dhe me 1984-ën po xhiroja një film, jo vetëm këtu në Shkodër por në gjithë Shqipërinë. Kam qenë katër herë në Shqipëri. Ajo që përjetova ishte se Shqipëria ka qenë vendi ku kishte një diktaturën më shtypëse në gjithë botën komuniste. Dhe ka qenë një kënaqësi e madhe të shihje se kjo situatë ka ndryshuar. Kam shkruar libër për Shqipërinë, i cili është promovuar në ditën kur ka vdekur dikatori Enver Hoxha, ky ka qenë shërbimi i tij i fundit ndaj meje.

Sot vendit tonë i duhet sipas gazetarit Paul Lendvai të përballet fuqishëm me tendecat autoritare dhe korrupsionin, si plagë që rrezikojnë të ardhmen.

Paul Lendvai: E shoh që Shqipëria sot është totalisht një vend ndryshe. Me probleme shumë të mëdha, por nuk mund ta krahasosh me të kaluarën. Por mendoj se duhet të mësoj nga e kaluara. Të luftojë diktaturën, tendencat autoritariste, gënjeshtrat dhe korrupsionin. Ky është sekreti i ndryshimit. Përndryshe Shqipëria do mbesë në nivelin e vendeve të pa zhvilluara. Por mendoj se shqiptarët janë popull i zoti dhe shumë i talentuar, i njoh shqiptarët në Kosovë, në Maqedoni, disa nga miqtë e mi më të ngusht në Vjenë janë shqiptarë, dhe mendoj se Shqipëria është në rrugë të mirë për një një sistem të ri dhe mënyrë jetese të re.

Sa i takon popullit, që ai të lirohet nga e kaluara fillimisht duhet të lirojë mendjen dhe zemrën, porosit njeriu që diktaturën e ka njohur mjaft mirë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?