Këshillat e mjekëve: Si të mbroheni nga dielli i fortë

Shprehja “ku hyn dielli, nuk hyn mjeku”, nuk gjen vend në çdo kohë.

Kur flitet për verën e veçanërisht në pikun e të nxehtit, rrezatimi i fortë shkakton plakjen e lëkurës deri dhe melanomën.

67 raste të reja diagnostikohen çdo vit me melanomë, një kancer me vdekshmëri të lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mjekët dermatologë bëjnë apel për kujdes ndaj lëkurës, mbrojtjen e saj si dhe kontrollin e vazhdueshëm të nishaneve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur një pjesë e popullsisë i janë drejtuar zonave bregdetare, dermatologia Monika Fida tregon për a2 se sa duhet të qëndrojnë në diell për të mos marrë rrezatime të dëmshme.

“Nga ora 12:00 deri në 16:30 nuk duhet të ketë ekspozim në diell. Të ekspozohen me kremëra të lartë mbrojtës, me syze e kapele”, thotë dermatologia.

Në muajt e nxehtë të verës, pacientët më të shpeshtë në shërbimin e dermatologjisë janë për shkak të infeksioneve, djegieve nga dielli, alergjive dhe problemeve nga pickimet e mushkonjave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?