Këshillat e ushqyerjes së shëndetshme të Gjergj Lucës, dhe zgjedhja që mbetet në dorën tuaj
Dominimi i ushqimit të shpejtë dhe nevoja në rritje e tregut për alternativa të lira e kanë kufizuar mundësinë e qytetarëve për të bërë zgjedhje të duhura në ushqyerje. Në këtë realitet, sipërmarrësi Gjergj Luca ka vendosur të ofrojë një alternativë të shëndetshme, duke synuar t’u japë konsumatorëve mundësinë për të ushqyer veten në mënyrën e shëndetshme, përkundër alternativave që ata preferojnë.
“Unë ju propozoj më të mirën për ju, por në fund të fundit zgjedhjen e bëni vetë ju,” shprehet Luca, duke theksuar se detyra e tij është të prezantojë opsionet më të mira, ndërsa vendimi përfundimtar mbetet në duart e konsumatorëve.
Në një postim në rrjetet sociale, Luca shkruan:
“Këshillat e mia të vyera për ushqime të shëndetshme ua marrin frymën komenteve negative dhe sharjeve tuaja në rrjetet sociale. Ndaj mos hezitoni të shikoni e të mësoni nga këto video dhe jam i sigurt që në fund do më lavdëroni!”
Në videon e publikuar, ai prezanton tonin dhe merlucin – dy produkte ikonike të kuzhinës së detit – duke i cilësuar si një mundësi për një ushqyerje më të shëndetshme. Përmes rrjetit të restoranteve dhe pikave të shërbimit të “Rozafa”, Luca ofron këto alternativa cilësore për konsumatorët në të gjithë vendin.
Në vend të ushqimeve të shpejta me bazë viçi dhe pule, ai sugjeron një opsion më të shëndetshëm: tonin – “viçin e detit” – dhe merlucin – “pulën e detit”. Ky ndryshim nuk është vetëm çështje shijeje, por mbi të gjitha një zgjedhje e mençur për shëndetin.
AV
KOHA JONË SONDAZH

