Këshilli bashkiak i Durrësit miraton shembjen e 10 pallateve të dëmtuar nga tërmeti

Këshilli bashkiak i Durrësit ka miratuar prishjen e 10 pallateve dhe një 1 shtese anësore në qytet.

Vendimi ëhstë marrë në këshillin bashkiak ka është zhvilluar një mbledhje të me mjete të komunikimit elektronik.

“Vijimi i procedurave të prishjes së detyruar të 10 pallateve dhe 1 shtese anësore në qytetin e Durrësit, në zbatim të ekspertizave të thelluara të hartuara nga Instituti i Ndërtimit Tiranë, si dhe rindërtimin e objekteve të miratuar për prishje në të njëjtin truall.” – thuhet në njoftimin e Bashkisë Durrës.

Po ashtu, është miratuar prishja e një ndërtesa në njësinë administrative Manëz.

“Miratimi i prishjes së detyruar të ndërtesës së administratës të njësisë administrative Manëz, bashkia Durrës, për shkak se është dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e datës 26 nëntor 2019 dhe përbën rrezik shumë të lartë për jetën dhe shëndetin, dhe është rekomanduar të prishet, kjo sipas aktekspertizës së thelluar e kryer nga Instituti i Ndërtimit Tiranë, si dhe miratimin për heqjen nga lista e veçantë e pronave të paluajtshme publike dhe kontabiliteti, të ndërtesës së njësisë administrative Manëz.” – thuhet në njoftim.

SHKARKO APP