Këshilli Bashkiak i Tiranës vendos të hënën për shembjen e Teatrit Kombëtar

Këshilli Bashkiak i Tiranës do të shqyrtojë të hënën propozimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Sipas një emaili dërguar këshilltarëve, në rendin e ditës së mbledhjes të datës 18, është futur vendimi për miratimin e akt-ekspertizës së Institutit të Ndërtimit, realizuar që në vitin 2018. Mbledhja është parashikuar të nisë në mesditë.

Pas vendimit të qeverisë për ta kaluar godinën në pronësi Bashkisë së Tiranës, të mërkurën, Policia Bashkiake shkoi në ambientet e Teatrit Kombëtar për të vendosur një letër ku tregohej se ky institucion kalonte zyrtarisht në pronësi të Bashkisë.

Aktivistët e Aleancës për Teatrin kanë reaguar pas këtij veprimi duke u mbledhur rreth godinës dhe duke deklaruar se nuk do të lejojnë shembjen e saj.

SHKARKO APP