Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi buxhetin dhe paketën fiskale,

 

Buxheti ka kaluar vetëm me votat e shumicës, ndërsa opozita ka votuar kundër. Debati për buxhetin e vitit 2016 në Këshillin Bashkiak, nisi që prej orëve të paradites.

Ndërkohë më herët gjatë diskutimeve Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se buxheti është 3 fishuar çka pritet të reflektohet në rritje të shërbimeve dhe investimeve publike. Pasi ka detajuar investimet për 24 njësitë administrative të Tiranës, në buxhetin  2016 zërin më të lartë e zënë investime publike me 39%.

Ndërsa këshilltarët e djathtë thanë se ky buxhet dhe kjo paktë fiskale rrit taksat dhe varfëron qytetarët.Ndërkohë në Këshill po vijohet diskutimi për hartimin e planit vendor. Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj tha se plani do të hartohet nga ekspertë të bashkisë.

Veliaj u shpreh se plani aktual është efektiv deri në planin e ri.Ai tha se fituesit janë shpallur dhe pritet të nisë puna.

SHKARKO APP