Këshilli Bashkiak, Olli: Shtyrja e mbledhjes për të mbyllur pazaret PS-LSI

 

Kreu i grupit të këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak të Tuiranës, Leonard Olli e ka quajtur të turpshme dhe të parecedentë shtyrjen e mbledhjes së këshillit bashkiak e cila ishte lajmëruar për të nisur në orën 17:00 të ditës së Martë.

Ai theksoi se asnjë nga këshilltarët nuk është lajmëruar për shtyrjen e mbledhjes, ku do të diskutohej edhe propozimi i Bashkisë së Tiranës për Parkingjet me Pagesë.

Olli tha se arsyeja e vërtetë e kësaj shtyrjeje lidhet me mosdakordësinë e aleatëve PS-LSi për
“Parkingjet me Pagesë””, duke e cilësuar si një akt të turpshëm.

“Është një veprim i turpshëm, të hyjnë këshilltart në sallë dhe për më shumë se 60 minuta nuk ka asnjë informacion, dhe më pas vjen një gjysëm njoftim ku thuhet se mbledhja do të fillojë në orën 19-të, është e papranuseshm. Nuk e di se si mund të ketë shtyerje pa asnjë lloj komuniki, mund të ketë shtyrje, por pa njoftim kjo nuk është normale.

Ne skemi marrveshje por dhe pazar politik për çështjen e parkingut, por dhe kjo se justifikon fare.
Edhe përfaqësuesit e subjekteve të tjera politike kanë pasur mosdakordësi për “parkingjet Publike”, për të cilat nuk është dhënë asnjë lloj informacioni në komisionet përkatëse nga ana e administratës së Bashkisë së Tiranës. Ata kanë kërkuar shpjegime të hollësishme të cilat nuk janë dhënë nga administrata e bashkisë.

Nëse palët brenda mazhorancës kanë mosdakordësi le të vinë dhe të na thonë por mos e shtyjnë mbledhjen në këtë mënyrë se nuk është normale, kjo është e turpshme.

Është e parpanueshme që të shtyhet mbledhja sepse brenda mazhorancës nuk gjendet zgjidhja për pazaret”, u shpreh Olli.

Ndërkohë burime brenda Këshillit Bashkiak informojnë se kundër propozimit të Bashkisë së Tiranës për parkingjet publike kanë dalë dhe anëtarët e Partisë Drejtësi për Integrim dhe Unitet, të cilët janë pjesë e aleancës PS-LSI.

SHKARKO APP