Këshilli Bashkiak shpall ”Qytetar Nderi” Mazrekun, atentatorin e Hajdarit

Me 13 vota pro dhe 1 abstenim, Këshilli Bashkiak i Hasit shpalli Gafurr Mazrekun “Qytetar Nderi” të Hasit, me motivacionin “Personalitet Intelektual, për kontributin e pashoq në Pushtetin Vendor”. Vendimi është kundershtuar nga Këshilltarët e djathtë.

”Vendimi është i jashtëligjshëm pasi vendimi është marrë pa prezencën e këshilltarëve të djathtë. Ne kërkuam 5 minuta pushim për konsultime, ndërkohë këshilltarët e majtë e kanë miratuar propozimin e administratës së bashkisë. I bëj thirrje prefektit që të mos e miratojë këtë vendim”, tha Miftar Dauti, kryetar i Këshilltarëve të djathtë.

Atentati në vitin 1997

Swiss Digital Desktop Reklama

Gafur Mazreku është i njohur për skenën politike shqiptare, pasi më 18 shtator të vitit 1997 brenda ambienteve të Parlamentit të Shqipërisë, pas një sherri verbal dhe më pas fizik me deputetin Azem Hajdari, ai nxori armën dhe plagosi Hajdarin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas këtij atentati, Mazreku u arrestua dhe gjykata e dënoi me 12 vite burg. Amnistitë e herëpashershme, e ulën dënimin për Mazrekun, i cili lirohet në vitin 2001, tre vjet pasi ishte dënuar.

Në pranverën e vitit 2002 zgjidhet unanimisht kryetar i PS-së Has, dhe në vitin 2005 ai ndahet nga jeta pas një infarkti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?