Këshilli Euroatlantik i PD-së: Kemi bërë fushatë pa financime, dënojmë shitblerjen e votës

Kreu i Këshillit Euroatlantik i Partisë Demokratike, Preç Zogaj ka denoncuar sot cenimin e barazisë në zgjedhje, shprehur edhe në vonesat ekstreme të qëllimshme për livrimin e fondeve për fushatën elektorale të PD-së, çfarë ka bërë që praktikisht kjo parti të fushatojë deri në fund pa financimet që i jep ligji, në kontrast të stërmadh me fushatat publicitare shumë të kushtueshme, me financime jotransparente, të Partisë Socialiste dhe koalicionit ”Bashkë fitojmë”.

Në një deklaratë për mediet, Zogaj shprehu shqetësimin e thellë për “rastet e shitblerjes së votës, që në intensifikimin e tyre në ditët e mbetura të fushatës do të rrezikonin shdërrimin e zgjedhjeve nga festë në farsë të turpshme që i intereson vetëm kriminalizimit të politikës”.

“Vlerësojmë dhe mbështesim fuqishëm fushatën elektorale të Partisë Demokratike në të cilën drejtuesit e saj nga baza në qendër me Enkelejd Alibeajn në krye, kandidatët e saj me Roland Bejkon në Tiranë si zëri i tyre me përfaqësues, anëtarët dhe simpatizantët e saj në mbarë vendin, po shpalosin me qartësi dhe vendosmëri alternativën e një opozite të vlerave perëndimore dhe kombëtare të qendrës së djathtë dhe të një Partie Demokratike të hapur e të reformuar me shikimin nga e ardhmja”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?